Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 21:09

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën artistit të njohur shkodran

Koronavirusi i ka marrë jetën artistit të njohur shkodran, Enrik Çefa. Artisti ka ndërruar jetë sot, në moshën 75-vjeçare, në një prej spitaleve Covid në Tiranë, pasi ndodhej në gjendje të rëndë.

Çefa në 24 orët e fundit kishte kaluar në intubim dhe fatkeqësisht nuk ia ka dalë ta fitojë betejën me Covid.

Artisti ishte mësues muzike, por njëkohësisht ishte i angazhuar në disa festivale në Shkodër për të rritur dhe fëmijë.

Burimi: newsbomb.al