Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 21:09

Mbytja e 17 vjeçares në Velipojë, Mjekësia Ligjore: Në trupin e pajetë ka shenja dhune

BalkanWeb mëson nga mjekësia ligjore se në trupin e pajetë të vajzës së mbytur në Velipojë, 17- vjeçares Enisa Doda ka shenja dhune.

Pak më parë u mësua na autopsia se në trupin e saj kishte të nxira por që mund të ishin shkaktuar nga përplasja në ujë.

Nuk dihet tashmë nga se janë shkaktuar shenjat e dhunës në trupin e Enisa Dodës, që në fillim u pretendua se u mbyt.

Ndërkohë është arrestuar edhe 25- vjeçari Indrit Bajraktari, me të cilin vajza ka qenë në motorin e ujit dhe më pas nuk ka dalë më nga deti. Ka disa versione për këtë ngjarje, por sipas atij zyrtar nga Policia, Bajraktari dhe Doda kanë qenë bashkë në një motor uji me qera. Kanë dalë për lundrim në orën 14:00 të 19 gushtit, teksa pas 2 orësh e gjysmë djali doli në breg pa motorin e ujit dhe la vajzën në det të mbytur.

Burimi: balkanweb.com