Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitiv 155 persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kuçovë, nga 4 raste në Korçë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitiv, 19 pacientë janë në terapi intensive, 7 prej tyre të intubuar.
Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 28 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Fatkeqësisht betejën me sëmundjen të enjten e humbën 4 qytetarë, 1 nga Vlora dhe 3 nga Tirana.
Një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse.
