Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 16:04

Lajm i mirë, Pas 20 ditësh në terapi intensive, mjeku shqiptar mposht koronavirusin

Mjeku i njohur, Alban Hatibi, ka fituar betejën me koronavirusin dhe ka lënë sot spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi". Lajmin e bën të ditur gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb”. Mjeku reanimator u kurua për më shumë se tri javë në spital.

Ai ka qëndruar për plot 20 ditë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, por ja ka dalë të mposhtë virusin e rëndë.

Hatibi u infektua teksa po kuronte pacientët me koronavirus, por fatmirësisht pritet të rikthehet sërish në krye të detyrës.