Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 16:04

Babai i 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë përlot rrjetin: Zoti të mori shpejt fizikisht, por jo shpirtërisht

Lezan Doda, babai i Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në plazhin e Velipojës, ka bërë një postim prekës në rrjeje sociale ku shpreh dhimbjen për largimin nga jeta të së bijës.

“U prehsh ne paqe zemra e babit zoti te mori shpejt fizikisht por jo shpirterisht. Qofsh e xhenetit”, shkruan babai i Enisës, shoqëruar me një foto ku shfaqet fjongoja e zezë.

Ndërkohë familja e 17-vjeçares ka hapur dyert e mortit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur trupi i Enisa Doda u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, me të cilin vajza kishte dalë xhiro me motorr uji.