Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 16:04

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, merret vendimi i rëndësishëm nga Drejtoria Detare

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Velipojë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Enisa Doda, teksa u mbyt, kur po lundronte me një motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë një vendim.

Mësohet se kjo Drejtoria ka pezulluar përkohësisht lundrimin e mjeteve ujore në Velipojë, ndërsa nuk dihet ende sa do të vijojë ky pezullim.

Burimi: Balkanweb.com