Pak kohë më parë mediat shkruanin se Xhemi Shehu, moderatorja shumë e dashur për publikun dhe që prej vitesh e shohim në Top Channel, është larguar nga ky televizion. Xhemi e konfirmoi këtë lajm së fundmi duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje.

“E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”, e pyeti ndjekësja. Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një "Po”.
Mirëpo shoqja e saj e ngushtë, Arbana Osmani i ka bërë të gjithë konfuz me postimin e fundit. Dy vajzat shfaqen në ambientet e Top Channel, ç'ka tregon se Xhemi nuk është larguar.
“Po, kjo që thotë që ka ikur nga Top-i, por sipas meje ka ikur nga trutë”, ka shkruar Arbana.

“Ty shyqyr të erdhi sinjali njëherë”, ia kthen Xhemi.


