Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 11:11

'Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm', e ëma e e Xhinos përlot me dedikimin

E ëma e Xhino Koçës, 29-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë, ka publikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Lira Koça, stiliste e njohur e VIP-ave, ka postuar disa foto të Xhinos dhe në njërën prej tyre shkruan: “Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm! Dhimbje dhe trishtim”.

Xhino humbi jetën pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit "Shefqet Ndroqi", ku po kurohej për Covid-19 dhe ishte drejt shërimit. 

Shoqja e Xhinos, ne nje interviste per "ABc NewS", tregoi se i riu nuk merrte dot fryme dhe gjendja e tij psikologjike ne spital ishte agravuar.