Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 09:09

Prej ditësh në terapi intensive, humb jetën nga Covidi një tjetër mjek shqiptar

Një tjetër mjek nga Kosova ka humbur jetën nga koronavirusi. Mjeku gjinekolog Burim Krasniqi nuk ja ka dalë që të fitojë betejën me Covid-19. Krasniqi ishte duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Krasniqi dhe dr. Ilir Azizi.

“Shoku im me i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumecka dole triumfus, e besoja që do dalesh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im, Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19 në Kosovë.