Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Gusht 2020, 23:11

Keq puna: Can Yaman përfundon në gjykatë

Aktori me origjinë shqiptare, shumë i famshëm nga telenovelat turke, Can Yaman ka përfunduar në gjykatë. Can akuzohet nga një kolege e tij aktore, Selen Soyder, me të cilën ai ka luajtur në serialin “Hangimiz Sevmedik”.

Selen e akuzon Yaman se gjatë një debati mes tyre ai i ka hedhur çaj të nxehtë. Taman e ka mohuar akuzën duke deklaruar se e ka hedhur gotën me çaj në dysheme. Gjykata ka vendosur që Yaman duhet t’i paguajë aktores 1200 euro.

Kujtojmë që Can Yaman u bë shumë i njohur me rolin e “Xhanit” në serialin “Një puthje në errësirë”.