Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Gusht 2020, 21:09

Pas ndryshimit drastik, Fifi zbulon si arriti të dobësohej dhe reagon ashpër ndaj kritikuesve

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas ndryshimit në pamje. Fifi ka arritur tashmë peshën e dëshiruar dhe me postimet e fundit në Instagram ka zbuluar mënyrën sesi e arriti këtë, një kuriozitet që e kanë patur të gjithë pasi panë ndryshimin e këngëtares.

Në postimin e parë Fifi sqaron se ndryshimi ndodhi pas një regjimi ushqimor. 

Më pas Fifi reagon ashpër ndaj komentuesve që e kanë gjykuar për fotot e publikuara në Instagram. 

"Për ju që merreni me pozat e mia para dhe pas dobësimit, kam veshur pantallona të shkurtra dhe kam veshur bluzë të hapur dhe 'jam mundu me pozu' siç po bëj tani, po problemi qëndronte te kilet që kisha dhe juve pështiroseshit dhe lëshonit vrerë. Keni bullizu pafund pa pikën e problemit, pa kurrëfarë konsiderate dhe pa mendu se ndoshta e lëndoni dikë. Kompleks nuk e kam patur kurrë trupin tim, i kam dashuruar tulet e mia, por vjen një kohë që duhet të kujdesesh për shëndetin fizik dhe mendor.

Jam njeri shumë pozitiv dhe mundohem t'jem përditë pavarësisht secilit koment që marr nga ju. Por kuptojeni një gjë: Boll mo! Atyre që ju pengon Fifi ekziston një buton unfollow dhe një tjetër block dhe mund të vazhdoni jetën të lumtur. Nuk kam dal të shes trupin. Jam këtu për muzikë. Por normalisht do nxjerr dy foto. Po të më nisni kritika i pranoj me shumë kënaqësi, por komentet që bëni janë helm.

Jam gocë e dy prindërve të papërshkrueshëm dhe unë vetes nuk ia lejoj që nanës e babës tem nesër dikush me ja bo me gisht shkaku jem. Koncepti familje për mu është i shenjtë dhe besomëni që shumë shpesh familja ime lëndohen prej atyre që lexojnë dhe më vjen tmerrësisht turp!", shkruan Fifi.