Një tjetër terapi e re plus, do të hyjë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në spitale. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se ka nisur krijimi i bankës së plazmës, një proces që po finalizohet dhe Nada është vajza e parë që po dhuron gjak për të ndihmuar pacientët me koronavirus në Shqipëri.

Nada e ka kaluar koronavirusin dhe antitrupat që ka krijuar, mund të ndihmojnë pacientët e tjerë të sëmurë me Covid.

"Unë vendosa me një dëshirë shumë të madhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë pasi kalova atë çfarë kalova dhe gjeta e mu dha mundësia të kryej këtë gjest shumë të madh. Shpresoj që të tjerë të më ndjekin, ata që munden të ndihmojnë me sa munden.Unë e kam bërë për herë të dytë, por sa më shumë të mundemi nuk na kushton asgjë", tha Nada.
