Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Gusht 2020, 17:05

Lajm i keq vjen për vendin tonë, ky shtet e fut Shqipërinë në vendet me rrezikshmëri nga Covid-19

Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Listës i është shtuar Shqipëria dhe Kosova, si vende me rrezikshmëri të lartë dhe i është hequr Serbia.

Për të hyrë në Zvicër nuk mjafton testi negativ i COVID-19, por duhet një karantinë 10- ditore, dhe duhet njoftuar brenda 2 ditësh, mbërritja në kantonin përkatës, ose në të kundërt karantina do të jetë e plotë 2 javore.

Në rast se personat në fjalë nuk karantinohen atëherë gjoba do të jetë 10 mijë franga. 

Ka dhe një kusht tjetër në këtë karantinë, ajo nuk përfshin pasagjerët që kanë kaluar tranzit në vendet e publikuara në listë dhe nuk kanë qëndruar më shumë se 24 orë në vendet e rrezikuara, por nëse kanë qenë në 14 ditët e fundit në një nga vendet të cilat Zvicra i quan me risk të lartë të koronavirusit, atëherë qytetarët shkojnë në karantinë.

Burimi: top-channel.tv