Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Gusht 2020, 17:05

E fundit/ 158 raste të reja sot, 2 viktima, ja qytetet me më shumë të infektuar me Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitiv 158 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Përrenjas. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitiv, 17 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej tyre të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 27 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Fatkeqësisht në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetar, një 61-vjeçar nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.