Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Gusht 2020, 13:01

Humbi nënën pak kohë më parë, Xhesika Polo rrënqeth me fjalët: Jeta u tregua e padrejtë

Pak muaj më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhesika Polo humbi njeriun më të shtrenjtë nënën e saj. E ëma e Xhesikës u nda ngajeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Sot ajo do të festonte ditëlindjen e në këtë ditë Xhesika i ka kushtuar disa fjalë rrënqethëse. 

“Sot do ishim duke festuar bashkë ditën e lindjes tënde e shtrenjta ime. Më mungon pafund mam. Jeta u tregua e padrejtë me ty dhe me ne që na la me këtë plagë që nuk mbyllet asnjëherë”, ka shkruar Polo krah fotos me mamanë e saj. 

Kujtojmë se ajo ishte po ashtu motra e këngëtares së muzikës popullore, Valbona Mema.