Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Gusht 2020, 12:12

Ndërron jetë Hazbi Kasaj, kandidati për bashki që premtoi legalizimin e hashashit

Ka ndërruar jetë ditën e sotme Hazbi Kasaj, personazhi kontravers që kandidoi për bashkinë e Këlcyrës dhe premtonte legalizimin e hashashit dhe hapjen e shtëpive publike.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miqtë e tij në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

Kasaj kandidoi për Bashkinë e Këlcyrës në 2019 me sloganin ‘Puno pak, ha shumë dhe bëj qef’.

Burimi: newsbomb.al