Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 16:04

E fundit/ 155 raste të reja sot, 2 qytetare humbin jetën, ja 3 qytetet me më shumë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 932 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitiv 155 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitiv, 12 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej tyre të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Fatkeqësisht në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 2 qytetare nga Tirana, një 61-vjeçare dhe një 69-vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese.