Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 15:03

'Ertugrul' feston ditëlindjen e vajzës, pamjet nga festa përrallore dhe dedikimi i aktorit

Aktori Engin Altan Dyzjatan, shumë i njohur nga roli i "Ertugrulit", ka festuar 2-vjetorin e lindjes së vajzës së tij, Alara. Engin dhe bashkëshortja e tij Neslishah kishin përgatitur një festë përrallore për vogëlushen.

Në dekor mbizotëronte ngjyra rozë, plot me tollumbaca, zbukurime dhe një tortë shumëngjyrëshe ku mbishkruhej "Alara Dyzjatan".

Engin publikoi një foto me vajzën dhe shkroi: "Gëzuar ditëlindjen bebja ime...".

Po ashtu edhe bashkëshortja e tij publikoi foto nga festa. "Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të duam shumë", shkroi Neslishah.

Engin dhe Neslishah janë prindër edhe të një djali 4 vjeç me emrin Emir.