Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 14:02

Përplasi për vdekje të miturin në Kakavijë, Gjykata jep vendimin për shoferin e autoambulancës

Katër ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Kakavijë, ku një ambulancë përplasi për vdekje një 10-vjeçar.

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Admir Golemin, shoferin e ambulancës. Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj ka deklaruar se klienti i tij ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai ka zbatuar rregullat e vendosura.

Ndërkohë që vetë shoferi i autoambulancës i pyetur nga gjykatësja Blerta Çibuku, ka sqaruar të gjithë rrjedhën e ngjarjes duke thënë se në momentin e ngjarjes në automjet ka pasur një të sëmurë për ta dërguar në spitalin e Gjirokastrës.

Sipas shoferit shpejtësia e automjetit në momentin e aksidentit ishte 75 km në orë. Në fund gjykatesja Blerta Çibuku ka dhënë masën e sigurisë “arrest ne burg” për shoferin e autoambulancës.

Burimi: abcnews.al