Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 14:02

E rëndë në Tiranë/ Gjendet pajetë një foshnjë në një kazan plehrash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një foshnje është gjetur brenda një kazani plehrash e pajetë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka qenë një qytetar që ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër në një kazan mbeturinash, është gjetur një foshnje e seksit mashkull i pa jetë, i mbyllur në një kuti kartoni.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ambulanca. Foshnja e pajetë është transportuar në morg për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak
Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.