Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 14:02

Me vello e fustan të bardhë, Dafina Zeqiri reagon pas lajmeve të martesës

Dafina Zeqiri ka marrë vëmendjen e të gjithëve me fotot e publikuara së fundmi ku shfaqej me fustan të bardhë dhe vello. Menjëherë në media u përfol se këngëtarja po martohet, ndërkohë që mesa duket të gjitha përgatitjet janë për klipin e ri.

Vetë Dafina ka postuar sot një foto ku shfaqet me veshje popullore, bashkangjitur me lajmet e fundit të publikuara në media. 

"Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën edhe çomani ftesën", shkruan Dafina krah postimit, duke shkëputur një frazë nga kënga e saj "Time out".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Ndërkohë fansat po presin me padurim projektin e ri, i cili mesa duket do jetë shumë interesant me Dafinën nuse.