Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 13:01

Merret vendimi zyrtar, ja kur do të hapen shkollat

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për mediat, ka bërë të ditur se procesi mësimor do të rifillojë në muajin Shtator. Ministrja i bëri thirrje Bashkive që të marrin masa për të bërë pastrimin e ambienteve të shkollave për hapjen e tyre në muajin Shtator. 

“Kemi zhvilluar një pyetësor për shkollat te nxënësit, prindërit dhe mësuesit, 87% mendojnë se duhet të kthehemi në shkollë në fillim të vitit shkollor dhe vetëm 13% duan kushte shtëpie. Ne pajtohemi me ju dhe prandaj kemi zhvilluar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave në varësi të shkollës, numrit të nxënësve, gjendjes së shkollave dhe nevoja të komunitetit për të qenë fizikisht në shkolla. Skenarët janë të ndryshëm. Ka shkolla që mund të vijojnë normalisht ku mund të ruhet distancimi, ku ka pak nxënës, ka shkolla që punojnë me një turn, por do i ndajmë me grupe të vogla, ka shkolla të tjera në zonat e tërmetit që ka numër të madh që duhet të organizohen në një formë tjetër për kthimin në shkollë dhe ruajtjen e distancimit social, duke i ndarë në më shumë turne ose duke i çuar në shkollat më të afërta”, tha Shahini.