Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit të kaluar. Almeda solli në jetë një djalë, të cilit çifti i vendosën emrin Efehan. Një vit pas ardhjes në jetë të Efehanit, bukuroshja është gati për një fëmijë të dytë.

Madje ardhja e një fëmije tjetër është e afërt e këtë ka lënë të kuptohet Almeda me postimin e fundit.

"Do ta bësh 1 gocë kështu?", i shkruan kushërira Almedës. "Meqë dashka Ajla s’po ia prishim!", i përgjigjet Almeda.

Kështu shumë shpejt mund të dëgjojmë për një shtatzëni të dytë të Almedës, lajm i cili do gëzonte shumë fansat e saj.



