Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura nga Covid-19, me mbi 5.36 milion të infektuar. Trump e ka cilësuar këtë pandemi si një sprovë nga Zoti për të testuar aftësitë e tij.
Kështu u shpreh presidenti gjatë një mitingu duke deklaruar se ka biseduar me Zotin mbi ringritjen e ekonomisë dhe se vetëm një si ai mund ta bënte.
“Ne ndërtuam ekonominë më të madhe në historinë e botës dhe tani duhet ta ribëjmë prapë. Ky është një testim për mua nga Zoti. Ai më ka thënë se e bëra një herë. Unë e pyeta: 'A bëra një punë të mirë, Zot? A jam unë i vetmi që mund ta bëj përsëri?' Ai më tha që do të duhet ta bësh përsëri. 'Unë i thashë, ‘Në rregull, jam dakord', tha Trump.
