Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, po konsiderohet si hero pas veprimit të tij të fundit. Teksa ndodhej me pushime, Sousa është përballur me një skenë aspak të këndshme. Presidenti pa se dy vajza ishin duke u mbytur kur varka e tyre kanoe u përmbys.
71-vjeçari nuk u mendua dy herë dhe menjëherë u hodh në det duke i shpëtuar. Ngjarja u regjistrua në plazhin Praia do Alvor.
Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ndodhet në këtë zonë prej disa ditësh me pushime.
