Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 11:11

Festë përrallore në Dubai, djali i ish-deputetes Esmeralda Shkjau mbush 1 vjeç

Një vit më parë ish-deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau u bë nënë për herë të parë. Esmeralda solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Ammar. 

Esmeralda Shkjau prej kohësh është zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka nisur një jetë të re dhe ka ndërtuar familjen e saj. 

Ditën e djeshme Ammar ka festuar 1-vjetorin e lindjes dhe për vogëlushin ishte përgatitur një festë përrallore, siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në profilin e politikanes.