Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Albert Sanxhaku ka humbur betejën me Covid-19.
Faxweb bën me dije se Sanxhaku kishte disa ditë që ishte prekur nga Covid-19 dhe pas shtrimit në Spitalin Infektiv u dërgua drejt Turqisë për një trajtim më të mirë.
Ai ka ndërruar jetë në Turqi mesnatën e kaluar duke mos e fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës.
Sanxhaku ka qenë kryetar i bashkisë së Lushnjes përgjatë viteve 2007 – 2011. Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi zëvendës i fondit të kujdesit shëndetësore.
