Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 10:10

Po kurohej në Turqi pasi u infektua me Covid, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Albert Sanxhaku ka humbur betejën me Covid-19.

Faxweb bën me dije se Sanxhaku kishte disa ditë që ishte prekur nga Covid-19 dhe pas shtrimit në Spitalin Infektiv u dërgua drejt Turqisë për një trajtim më të mirë.

Ai ka ndërruar jetë në Turqi mesnatën e kaluar duke mos e fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës.

Sanxhaku ka qenë kryetar i bashkisë së Lushnjes përgjatë viteve 2007 – 2011. Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi zëvendës i fondit të kujdesit shëndetësore.