Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 10:10

'Prej një viti nuk shihemi', Stresi flet për Kejsin: Çfarë po ndodh me martesën tonë

Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të showbizit e më shumë rreth marrëdhënies së tyre ka treguar vetë reperi në një intervistë për "Edicionin veror". 

Stresi ka treguar për gazetaren Irini Meçe se prej një viti ata nuk janë takuar pasi Keisi jeton në Kanada, por ata vazhdojnë të mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po bëjmë përpjekjet, po tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, kështu që shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë dhe mbajmë kontakte. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston edhe shumë madje", tha Stresi.