Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 09:09

Ylli Ndroqi humb vëllain nga Covid-19/ Mesazh prekës: Përse më braktise i shtrenjti im

Vëllai i Ylli Ndroqit Lulzim Pasmaçiu është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare pasi ishte infektuar me koronavirus. Pasmaçiu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, shkruan Ora News.

Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por pavarësisht kesaj, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.

Pas ndarjes nga jeta të të vëllait, Ylli Ndroqi ka bërë një dedikim prekës, ku e cilëson atë si gjysmën pa të cilën nuk do ishte ai që është sot.

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti.

Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse  Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.

Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse  Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.