Nga Shqipëria / E Hënë 17 Gusht 2020, 23:11

Fshiu të gjitha fotot me të, Linda Halimi flet për ndarjen e shumëpërfolur nga bashkëshorti

Së fundmi në media kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur, Linda Halimi është ndarë nga bashkëshorti i saj. Thashethemet nisën nga veprimi i fundit i këngëtares, e cila fshiu fotot me bashkëshortin nga rrjetet sociale.

Por mesa duket ky veprim i Lindës ka qenë një vendim për më shumë privatësi dhe jo ndarje, pasi çifti vazhdon martesën shumë të lumtur.

Ka qenë vetë Linda që e ka pohuar këtë duke ironizuar lajmet e ndarjes. “Hajde more urime, a ka naj djalë me letra”, shkruan ajo krahas lajmit të ndarjes.