Nga Shqipëria / E Hënë 17 Gusht 2020, 19:07

Aktorja e dashur për shqiptarët bëhet nënë për herë të parë

Është bërë nënë për herë të parë aktorja e njohur meksikane Africa Zavala. Aktorja 35-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë nga martesa me Leon Peraza.

Lajmin e bën të ditur gazeta spanjolle "Hola" teksa shkruan se aktorja ka sjellë në jetë një djalë.

Africa Zavala u bë e njohur në Shqipëri me serialin "Kujdes nga ëngjëlli", ku luante rolin e Elsës.

Gjatë shtatzënisë, aktorja ka postuar shpesh në rrjete sociale duke treguar barkun e rrumbullakosur.