Grace Leimann dhe Carlos Muniz, një çift nga Teksasi kishin caktuar datën e martesës në mes të korrikut, por pak ditë pas dasmës Carlos u infektua me Covid-19.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe Carlos përfundoi në spital. Covidi nuk e ndali Grace që të lidhte kurorë me dashurinë e jetës së saj dhe pasi u konsultua me mjekët e spitalit, i bëri partnerit një befasi.

Grace veshi fustanën e nusërisë dhe u fut në dhomën e Carlos. Atij i kishte përgatitur një kostum montazh duke ia vënë mbi shtrat.
Familjarët e Carlos dhe mjekët ishin të ftuarit e vetëm në ceremoninë e çiftit.

