Gazetari i Korçës Tonin Frroku ka treguar një gjest prekës që ka bërë një polic në Kapshticë duke i paguar me rrogën e tij hotelin dhe ushqimin një çifti me dy fëmijë të vegjël.
"Të gjithë e njohin shpirtin human të policit që paguan nga rroga e tij", shprehet Frroku.
"Dje në Kapshticë. Një polic i pikës së kalimit kufitar në Kapshticë një cifti me dy fëmijë të vegjel ju pagoi hotelin dhe ushqimin. Gjë të cilën e ka bere shpesh për emigrantet që kalojne netët në këtë pike kalimi kufitar. Të gjithë e njohin shpirtin human të policit që paguan nga rroga e tij”, shkruan Frroku teksa thotë se polici nuk ka pranuar t’i përmendet emri.
Burimi: newsbomb.al
