Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitiv 119 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, nga 3 në Lezhë, Mirditë, nga 2 në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, nga 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitiv, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej tyre të intubuar.
Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Fatkeqësisht në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 60-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87-vjeçare nga Korça.
