Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ndihmojë me 500 mijë lekë të reja familjen e fëmijës që humbi jetën në aksidentin tragjik të së shtunës në Kakavijë.
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruan Rama në Twitter.

10-vjeçari humbi jetën të shtunën në Kakavijë pasi u përplas nga një ambulancë ndërkohë që po priste në radhë për të kaluar kufirin me Greqinë.
