Një incident i rëndë i ka ndodhur gjatë emisionit të mëngjesit në televizionin grek ANT1. Prezantuesja Konstantina Klokotara u ndje keq dhe humbi ndjenjat duke u rrëzuar në tokë teksa ishte në transmetim live.
Gjithçka u filmua nga kamerat teksa bashkëprezantuesit e tjerë nxituan menjëherë të ndihmonin kolegen e tyre.
Pas incidentit, transmetimi televiziv u ndërpre për disa minuta. Gazetares iu dha ndihma e parë dhe aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

