Nga Shqipëria / E Hënë 17 Gusht 2020, 13:01

Arrestohet reperi i njohur shqiptar, nuk respektoi masat anti-Covid

Është arrestuar teksa po xhironte videoklipin e tij të ri, reperi i njohur Kastriot Aliu, i njohur si Kastro. Së fundmi Kastro ka qëndruar në Maqedoninë e veriut për të xhiruar klipin e ri, por është arrestuar nga policia maqedonase.

Në një postim në Instastory Kastro ka bërë të ditur se është arrestuar për mos respektimin e masave të COVID-19.

“Unë sot jam arrestuar e u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri në mënyra shumë të rregullta, me maska dhe distancë. Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar. Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, shkruan reperi.

Telegrafi ka siguruar disa foto ekskluzive ku shihet Kastro i arrestuar nga policia maqedonase.