Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta Sazan Velçani, ish-arbitri i njohur shqiptar. Velçani po luftonte kundër një sëmundjeje të rëndë dhe për të u mblodhën edhe fonde që të merrte ndihmë më të specializuar në Itali.
Prej muajsh Velçani po kurohej në Leçe, por mbrëmjen e djeshme humbi jetën.
Djali i tij, Geisi, ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale: “Me hidhërimin më të madh po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babit, njeriut më të shtrenjtë. Do na mungosh shumë dhe do të jesh gjithmonë në zemrat tona”.

