Nga Shqipëria / E Diel 16 Gusht 2020, 23:11

Berat/ Drejtori i Policisë infektohet me Koronavirus dhe flet për gjendjen e tij shëndetësore

Drejtori i Policisë së Beratit, Neritan Nallbati është infektuar me Koronavirus dhe ndodhet i vetëkarantinuar në shtëpinë e tij.

Ai ka treguar për “Abc News” se është infektuar nga kontaktet e shumta që ka gjatë ushtrimit të detyrës. Po ashtu ka bërë me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi e ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes.