Drejtori i Policisë së Beratit, Neritan Nallbati është infektuar me Koronavirus dhe ndodhet i vetëkarantinuar në shtëpinë e tij.
Ai ka treguar për “Abc News” se është infektuar nga kontaktet e shumta që ka gjatë ushtrimit të detyrës. Po ashtu ka bërë me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi e ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes.
