Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të komentuara në mediat turke. Çdo e re rreth jetës së tyre përbën kuriozitet për publikun turk, por edhe për shqiptarët që e njohin mjaft mirë çiftin falë serialeve.

Pas lindjes së djalit, Fahriye u shkëput nga ekrani dhe prej kohësh nuk e kemi parë në ndonjë serial të ri. Fansat po e prisnin me padurim rikthimin e saj këtë sezon por fatkeqësisht aktorja i ka “zhgënjyer” me vendimin e marrë së fundmi.

Ajo ka refuzuar çdo rol që i është ofruar për shkak të pandemisë së Koronavirusit dhe sepse dëshiron të kujdeset vetë për të birin.






