Prokurori Esat Ademi ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
“I ndjeri ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai qenë i shtruar në Spitalin e Gjilanit prej datës 8 korrik. Pastaj është transferuar në Shkup dhe sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ai.
I ndjeri ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
