Nga Shqipëria / E Diel 16 Gusht 2020, 21:09

E fundit/ Zyrtarët e policisë greke japin lajmin e mirë për shqiptarët që presin në Kakavijë

Drejtori i Policisë Kufitare të Janinës Fotis Dijis dhe komandanti i Policisë Kufitare Greke të Janinës, Thomas Betsis kanë mbërritur në Kakavijë për të parë nga afër situatën e krijuar. Dyshja janë takuar me Drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Ato kanë premtuar se do të lejojnë funksionimin e pikës edhe gjatë orëve të natës deri në zhdukjen e radhëve të emigrantëve që presin në Kakavijë për t’u larguar drejt Greqisë.

Burimi: "Abc News"