Përmes një statusi në rrjete sociale, aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone ka bërë të ditur se motra e saj, Kelly është infektuar nga Koronavirusi. Aktorja ka bërë me faj të gjithë personat që nuk mbajnë maskë në një situatë kaq të vështirë.

Sharon ka publikuar një foto nga dhoma e spitalit dhe ka treguar se Kelly vuan dhe nga lupusi. Ajo shkruan se e motra nuk ka një sistem të fortë imunitar.

“Motra ime Kelly, e cila ka edhe lupus, tani është me Covid-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju të ‘jo-maskave’ ia bëri këtë. Ajo nuk ka sistem të fortë imunitar. I vetmi vend ku ka shkelur është një farmaci. Nuk bëhet testim në qarkun ku ajo banon nëse nuk shfaq simptomat. Por edhe nëse e bën testin do duhet të presësh 5 ditë. A mund të përballeni ju me këtë dhomë, vetëm? Vendosni një maskë! Për veten dhe të tjerët. Ju lutem”, ka shkruar ajo.

