Nga Shqipëria / E Diel 16 Gusht 2020, 14:02

Shërohet nga koronavirusi kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shëruar nga koronavirusi. Lajmi është dhënë për mediat nga këshilltari i tij Xhavit Beqiri.

Beqiri tha se më vonë do të japë më tepër detaje për gjendjen e kryeministrit. Hoti do të kthehet nesër në punë nga zyra e tij.

Hoti qëndroi në izolim për dy javë, kur doli edhe përgjigja pozitive për Covid-19.