Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shëruar nga koronavirusi. Lajmi është dhënë për mediat nga këshilltari i tij Xhavit Beqiri.
Beqiri tha se më vonë do të japë më tepër detaje për gjendjen e kryeministrit. Hoti do të kthehet nesër në punë nga zyra e tij.
Hoti qëndroi në izolim për dy javë, kur doli edhe përgjigja pozitive për Covid-19.
