Nga Shqipëria / E Diel 16 Gusht 2020, 10:10

Ish-deputetja shqiptare infektohet me Covid: Dola pozitive

Një tjetër personazh i njohur është konfirmuar pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për ish-deputeten Njomza Emini, e cila ka rezultuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputetja me një postim në Instagram ku shkruan: "Të dashur kolegë dhe miq kam testuar pozitive me Covid-19. Ju lutem kujdesuni për veten dhe respektoni rregullat e ISHP. Mbani distancë, vendosni maskë, lani duart", shkruan Njomza.

Një ditë më parë edhe motra e ish-deputetes, këngëtarja Adelina Emini deklaroi se është infektuar. Ajo ka treguar se nuk ka simptoma të virusit teksa edhe të tjerë familjarë kanë rezultuar me COVID-19 por fatmirësisht e kanë kaluar pa pasoja.