Prej ditësh në Kakavijë është krijuar një situatë kaotike, ku një numër i madh shqiptarësh presin të kalojnë në Greqi. Gjendja ka kaluar përtej normales dhe si rrjedhojë shqiptarët e bllokuar kanë nisur të protestojnë.
"Abc News" ka publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihen grumbullime të shumta njerëzish. Në mes të pandemisë dhe në mes të vapës, fëmijë, gra, të moshuar dhe burra vazhdojnë të presin për të kaluar kufirin.
