Numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur sërish. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 225 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Bëhet fjalë për një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
